BOTA, 17 Maj 2025, 12:04

Macron në Tiranë: Jemi përkrah Ukrainës, propozimet e armëpushimit nuk janë respektuar nga Putin

Macron në Tiranë: Jemi përkrah Ukrainës, propozimet e

Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron, deklaroi se Franca ka qenë e angazhuar dhe përkrah Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediet me kryeministrin Edi Rama, sot në Tiranë, Macron u përgjigj pyetjes së një gazetari që tha se: disa persona kanë vdekur në Ukrainë në një sulm me dronë rusë dhe a është përgjigjja e Vladimir Putinit për propozimin europian dhe propozimin amerikan për armëpushimin apo a duhet që tani të vendosen sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe a do t’i kërkoni presidentit Putin që të veprojë në këtë drejtim?

Macron shprehu mbështetjen për popullin e Ukrainës dhe drejtuesit e tij dhe siç tha ai, “këto humbjet e orëve të fundit, dua t’ju them se nuk kemi qenë kurrë naivë dhe kjo nuk ka ndalur kurrë”.

“Propozimet e armëpushimit që po i rikujtoj që është një iniciativë amerikane, nuk janë respektuar nga presidenti Putin dhe ushtria e tij. Gjërat janë të thjeshta, ne jemi krah Ukrainës që ditën e parë që nga 2014 në sanksione me një proces që u caktua në Minsk dhe me formatin e Normandisë për të cilin e shoqëruam dhe lufta masive që nga 2022 ne jemi krah Ukrainës. Një president është zgjedhur nga populli amerikan, ai erdhi me një ambicie për të bërë paqen. Tha që do t’i angazhojë të gjithë për të sjellë paqen. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA duhet të respektohen”, tha ai.

Presidenti amerikan, vijoi Macron, bëri së pari një propozim për armëpushim në shkurt. Ne reaguam duke thënë që armëpushimi nuk do ishte i mjaftueshëm, duhej një paqe e fortë dhe e qëndrueshme. Kështu e bëmë në takimin e parë në Paris në shkurt pastaj në takimet e tjera të mëpasme, me një punë shumë intensive me kryeministrin Starinov.

“Është një propozim amerikan ky armëpushim, ajo pastaj u miratua nga presidenti Zelenskyy edhe pse i agresuar në mars 2025 në Jeddah. Që nga marsi, ne po presim përgjigjen e Rusisë. Ju i rikujtuat faktet, është “JO”. Duke ri angazhuar këtë, të shtunën që shkoi në Kiev, ka një javë, ishim me kryeministrin Starmer, me kancelarin Mert, me zotin Zelensky dhe e kemi thërritur së bashku zotin Trump për t’i thënë që jemi të gjithë për armëpushim me garanci sigurie. Duhet vënë presion mbi Rusinë. Akordi i dhënë nga presidenti Trump është i fortë e pastaj propozimi i presidentit Putin është “Takohemi në Stamboll”. Të dielën dha pëlqimin presidenti Zelensky. Çfarë kemi sot? Asgjë. Po ju them që përballë cinizmit të presidentit Putin mendojmë, jam i sigurt madje që presidenti Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë sepse propozimi për armëpushim, propozimi për t’u takuar janë propozime amerikane, janë të rëndësishme, ato nuk mund të kenë një përgjigje të tillë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë, por që Ukraina të rezistojë dhe që paqja të vendoset”, deklaroi Macron.