BOTA, 16 Maj 2025, 21:32

"Rusia dhe Bjellorusia po përgatiten për një manovër të madhe ushtarake", raportet: Ja kur pritet të zhvillohet

 

"Rusia dhe Bjellorusia po përgatiten për një manovër

Rusia dhe Bjellorusia po përgatiten për një manovër të madhe ushtarake, raportoi sot agjencia shtetërore bjelloruse “BelTA”.

“Ne kemi planifikuar të zhvillojmë së bashku manovra ushtarake – për të kundërshtuar agresionin kundër Shtetit të Unionit”, tha ministri rus i Mbrojtjes Andrey Belousov gjatë një takimi me homologun e tij bjellorus, Viktor Khrenin në Minsk.

Shteti i Unionit bashkon Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Manovra, e quajtur “Zapad-2025”, ose “Perëndim-2025″, do të jetë ngjarja kryesore e  formacioneve rajonale të trupave”, tha ai.

“Manovra është planifikuar në mes të shtatorit”, sipas agjencisë.

Bjellorusia ka planifikuar manovra të shumta këtë vit, duke përfshirë stërvitje të përbashkëta me aleaten e saj, Rusinë.

Mbajtja e ushtrimeve u vendos në nivel presidencial, citoi BelTA udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko të thoshte, gjithashtu gjatë një takimi me Belousov.

“Ne nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd, siç mendojnë disa”, tha lideri bjellorus Alexander Lukashenko -gjatë një takimi me Belousov – duke iu referuar Perëndimit.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky citoi burime të inteligjencës të thoshin se Kremlini po planifikonte të zhvendoste trupa në Bjellorusi.

Ai tha se dislokimi i trupave do të maskohej si një manovër e përbashkët ushtarake.

Minsku dhe Moska janë aleatë të ngushtë. Lukashenko lejoi trupat ruse të sulmonin Ukrainën nga vendi i tij – kur presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë në vendin fqinj.

Dislokimi i trupave ruse rreth Ukrainës, përfshirë në territorin bjellorus, u shpall më pas një manovër ushtarake. Më pas, Putini dislokoi armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

Në të kaluarën, Rusia dhe Bjellorusia kanë kryer manovra ushtarake nën emrin “Zapad” (Perëndimi).

Gjatë manovrës së madhe në vitin 2021, u përfshinë deri në 200,000 trupa dhe qindra njësi pajisjesh luftarake. NATO e kritikoi manovrën ushtarake mes dy vendeve.