TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pritje madhështore me nderime ushtarake, valle tradicionale dhe simbolikë të fortë kulturore i është rezervuar presidentit amerikan Donald Trump në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Trump mbërriti të enjten në terminalin presidencial të Abu Dabit, ku u prit nga presidenti i vendit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Ceremonia e mirëseardhjes ishte një spektakël i organizuar me detaje: fëmijë që valëvitnin flamujt e SHBA-së dhe EBA-së, burra të veshur me kostume tradicionale që mbanin shpata dhe pushkë ceremonial, si dhe gra të veshura me rroba të bardha që kryenin valle tradicionale të Gjirit, duke tundur flokët e tyre të gjatë dhe të errët.
Trump përshëndeti gardën e nderit dhe zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin bin Zayed, ndërsa ceremonia u mbajt në një platformë të posaçme, të lidhur drejtpërdrejt me avionin presidencial Air Force One.
The welcome ceremony in UAE continues! ???????????????? pic.twitter.com/sXqS1IboMN
— Margo Martin (@MargoMartin47) May 15, 2025
Vizitë në Xhaminë e Madhe të Abu Dabit: “Një nder i jashtëzakonshëm” Pas ceremonisë, Trump vizitoi Xhaminë e Madhe të Sheikut Zayed, një nga monumentet më të njohura kulturore dhe fetare të rajonit. Për këtë vizitë të veçantë, autoritetet vendase kishin mbyllur përkohësisht xhaminë për publikun, një veprim i rrallë që Trump e cilësoi si “nder të jashtëzakonshëm ndaj Shteteve të Bashkuara”. “Është e jashtëzakonshme, e pabesueshme. Kjo është hera e parë që xhamia mbyllet për një ditë të tërë për një vizitë. Është më shumë se një nder – është një vlerësim i madh për vendin tonë”, u shpreh Trump gjatë një fjalimi të shkurtër në ambientet e xhamisë. I shoqëruar nga drejtori i xhamisë dhe zyrtarë të tjerë vendas, Trump vizitoi korridoret e jashtme të mbuluara me mozaikë mermeri, lule shumëngjyrëshe dhe kolona të zbukuruara me detaje të artë.
By the way, this is the first time the UAE’s Grand Mosque has been closed to the public. They did it to show respect for President Trump.pic.twitter.com/gdxNdMOU49 — George (@BehizyTweets) May 15, 2025
Ai më pas hyri në sallën kryesore të lutjeve, foajenë Al Nur, ku ndodhen një prej llambadarëve më të mëdhenj në botë dhe tapeti më i madh i punuar me dorë, siç raportuan gazetarët që e shoqëronin.
Vizita në Abu Dabi vjen në kuadër të një turi diplomatik të Trump në Lindjen e Mesme, ku pritet të zhvillojë edhe takime të tjera me liderë rajonalë dhe të diskutojë mbi bashkëpunimin ekonomik dhe çështje të sigurisë.