TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, tha do të ketë “ditë të vështira” me të cilat do të përballet Ukraina në vijim.
Sullivan foli me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, para se presidenti amerikan, Joe Biden, të niset për në Bruksel të mërkurën. SHBA-ja dhe aleatët do të prezantojnë paketa të reja të sanksioneve kundër Rusisë të enjten, kur presidenti të mbajë bisedime, tha Sullivan.
Sullivan tha po ashtu se SHBA-ja nuk ka parë asnjë dëshmi se Kina po i ofron armë Rusisë. Nga Brukseli, Biden do të udhëtojë në Varshavë të Polonisë, që gjendet në kufi me Ukrainën.