BOTA, 22 Mars 2022, 21:47

Zelensky do të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Zelensky do të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, që do të zhvillohet më 24 mars përmes një lidhjeje me video, tha zëdhënësi presidencial ukrainas Sergiy Nikiforov në një mesazh televiziv të transmetuar nga Interfax Ukrainë, shkruan Reuters.

“Ukraina do të përfshihet në mënyrë aktive atje,” tha Nikiforov, duke shtuar se Zelensky do të flasë për nevojën për të ndaluar krimet e luftës të Rusisë kundër popullit ukrainas, si dhe për shkatërrimin e infrastrukturës.