BOTA, 22 Mars 2022, 19:14

Jahti i Roman Abramoviçit ankorohet në Turqi

Jahti i Roman Abramoviçit ankorohet në Turqi

Një superjaht i dytë, i lidhur me Roman Abramoviç, është ankoruar në resortin turk të Marmaris pasi qeveritë perëndimore kritikuan sanksionet ndaj miliarderit rus.

Të hënën, një tjetër jaht mbërriti në Bodrum pasi kapërceu ujërat e vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërsa kritikoi ashpër pushtimin, Turqia tha se është kundër sanksioneve të vendosura nga aleatët e saj të NATO-s në parim, duke e bërë Ankaranë një strehë të sigurt për rusët që kërkojnë të bëjnë investime dhe të ruajnë asetet.