BOTA, 22 Mars 2022, 19:17

Tjetër sulm nga rusët, bombardohet stacion i trenit në Dnipro, një viktimë

Tjetër sulm nga rusët, bombardohet stacion i trenit në Dnipro,

Një sulm me raketa ka shkatërruar një stacion hekurudhor në rajonin qendror-lindor të Ukrainës, Dnipro, tha një guvernator lokal.

Guvernatori Valentyn Reznichenko bëri gjithashtu të ditur se, të paktën një person është vrarë nga sulmi me raketa në stacionin e trenit.

Ai shtoi se goditjet dëmtuan mjaft linjat hekurudhore. Kjo pasi rusët duan që të pengojnë lëvizjet e ukrainasve.