TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot, se nga qyteti i Mariupolit nuk ka mbetur më asgjë përveç rrënojave.
“Nuk ka mbetur asgjë. Vetëm rrënoja” – u shpreh Zelensky gjatë një videokonference për parlamentin europian.
Mariupol, një objektiv kryesor strategjik për Moskën, ka rezistuar me javë të tëra ndaj bombardimeve ruse. Zyrtarët thonë se banorët kanë mbetur pa ushqim, ilaçe, energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm.
Ndërsa Zelensky foli, këshilli i Mariupol tha se forcat ruse kishin hedhur dy bomba të mëdha në qytet, por nuk dhanë detaje për viktimat apo dëmet.
“Edhe një herë është e qartë se pushtuesit nuk janë të interesuar për qytetin e Mariupolit. Ata duan ta rrafshojnë atë”, tha këshilli.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët. Më parë, zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk, përsëriti thirrjet për një korridor humanitar për të lejuar largimin e civilëve.
Më vonë, ajo tha se të paktën 100,000 njerëz donin të largoheshin, por nuk ishin në gjendje.