BOTA, 22 Mars 2022, 16:39

Kriza e refugjatëve po bllokon sistemin shëndetësor në Moldavi, ministrja thirrje BE-së për ndihmë

Kriza e refugjatëve po bllokon sistemin shëndetësor në

“Kriza e refugjatëve ukrainas po bllokon sistemin shëndetësor”, kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë në Moldavi, Ala Nemerenco.

Ai ka bërë thirrje për ndihmë nga Bashkimi Europian dhe agjencitë e OKB, ndërsa vendi po përballet me presionin e qindra mijëra refugjatëve.

“Burimet e vendit janë të kufizuara dhe ne nuk do të dëshironim që të mbingarkohen edhe qytetarët e Moldavisë”, tha Nemerenco, ndërsa shtoi se kjo është arsyeja përse i është drejtuar partnerëve mbështetje në këtë situatë.