BOTA, 22 Mars 2022, 20:38

Lufta në Ukrainë/ Putin flet në telefon me Makronin

Lufta në Ukrainë/ Putin flet në telefon me Makronin

Mediat ruse raportojnë se presidenti rus Vladimir Putin ka folur në telefon me homologun francez Emanuel Makron.

Biseda u iniciua nga Franca, tha agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Interfax raporton se dy udhëheqësit diskutuan për luftën dhe paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

BBC thekson se deri më tani nuk  ka pasur asnjë konfirmim nga qeveria franceze për këtë lajm.

Të dy liderët kanë zhvilluar disa telefonata të gjata  para dhe gjatë pushtimi rus në Ukrainë.