TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Afro 680 mijë qytetarë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që prej nisjes së ofensivës ruse. Këtë e ka konfirmuar kreu i Agjencisë së Refugjatëve në OKB, Filippo Grandi, i cili shton se numri i qytetarëve që kërkojnë evakuimin po rritet me shpejtësi.
Në projeksionet e bëra nga kjo agjenci, mbi 4 milionë refugjatë ukrainas do të largohen nga vendi i tyre dhe do të kërkojnë mbrojtje nga shtetet fqinje.
Sipas Grandi-t, kjo do të sillte dhe krizën më të madhe të emigrantëve në Europë për këtë shekull.
“Numri i qytetarëve që janë larguar nga Ukraina drejt shteteve fqinje ka arritur në 677 mijë. Agjencitë humanitare të OKB-së dhe Organizatat Jofitimprurëse u kanë bërë apel donatorëve për mbledhjen e 1.7 miliardëve dollarë për të mbështetur refugjatët të largohen nga Ukraina”, shkruan Grandi në Twitter.
The number of people who have fled Ukraine to neighbouring countries has reached 677,000.
— Filippo Grandi (@FilippoGrandi) March 1, 2022
The @UN humanitarian agencies and their NGO partners have launched an appeal to donors for $ 1.7 billion to support affected people inside Ukraine, and refugees from Ukraine in the region.