BOTA, 8 Mars 2022, 15:32

Lufta në Ukrainë/ Lavrov bisedë me sekretarin e Shtetit të Vatikanit

Lufta në Ukrainë/ Lavrov bisedë me sekretarin e Shtetit të

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka zhvilluar një bisedë me sekretarin e Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin, ndërsa i ka paraqitur atij qëndrimin e Moskës lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse bëri me dije se Lavrov ka shpjeguar qëndrimin rus lidhur me atë të  cilën e konsiderojnë operacion special ushtarak në Ukrainë.

Ndërkohë nga ana e tij Parol ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën në Ukrainë.

Në një reagim më herët Papa Françesku, kundërshtoi termin e përdorur nga Rusia se në Ukrainë po zhvillohet operacion special ushtarak, duke e quajtur atë një luftë.

Ndërkohë, Lavrov do të takohet me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba për bisedime në Turqi të enjten.