BOTA, 6 Mars 2022, 20:44

Lufta/ Ish-gjenerali i lartë amerikan: Kievi nuk ka për të rënë në duart e Rusisë

Lufta/ Ish-gjenerali i lartë amerikan: Kievi nuk ka për të

Gjenerali i lartë amerikan, tashmë në pension David Petraeus, i cili ka drejtuar ushtrinë e SHBA-ve në konfliktet në Irak dhe Afganistan ka deklaruar se Kievi nuk do të bjerë dot në duart e rusëve.

Duke iu referuar kolonë me automjete ushtarake ruse që janë bllokuar në afërsi të Kievit, Petraeus tha se Rusia duket që nuk po e mban dot peshën e luftës, ndërsa vlerësoi qëndrueshmërinë e Ukrainës deri më tani.

“Ata kanë hequr tabelat rrugore ose kanë treguar “Mirë se erdhe në ferr” dhe gjëra të tilla”, tha Petraeus, i cili ka qenë edhe shef i CIA-s.

“Kjo do të jetë një luftë shumë e gjatë në Kiev. Vendasit kanë grumbulluar ushqime, do të ketë një rezistencë jashtëzakonisht të ashpër. Nuk i pranoj supozimet që thonë se do të bjerë”, u shpreh ai.

Petraeus vuri në dukje gjithashtu sipërfaqen e gjerë të Kievit si një pengesë kryesore për ushtrinë ruse, theksuar se kryeqyteti shtrihet në rreth 320 milje katrorë, më i madh se qyteti i Nju Jorkut dhe pak më shumë se gjysma e madhësisë së shtrirjes së Londrës.