TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden deklaroi dje se nuk ka qëllim të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, ne samitin e G20 që do të zhvillohet javën e ardhshme.
Biden ka një kusht për Putinin.
Presidenti amerikan tha se nëse homologu i tij shprehet i gatshëm të diskutojë lirimin e basketbollistes amerikane që është burgosur nga Rusia, do të mendojë opsionin e takimit kokë më kokë me Putinin.
“Nuk kam ndërmend ta takoj. Por nëse, për shembull, ai vjen të më takojë në samitin e G20 dhe më thotë: ‘Dua të diskutoj lirimin e basketbollistes së famshme amerikane Brittney Greiner, do ta takoj”, tha Biden gjatë një interviste për CNN.