BOTA, 24 Qershor 2023, 19:42

Kremlini ‘mban frymën’/ Nis shkatërrimi i rrugëve që të çojnë drejt Moskës, tentativë për të penguar avancimin e Wangner

Kremlini ‘mban frymën’/ Nis shkatërrimi i rrugëve

Duket se rreziqet që kanosin Moskën janë reale. Autoritetet e rajoneve në kufi me Moskën kanë ndërmarrë hapa të reja për të ngadalësuar afrimin e grupit Wagner në kryeqytetin rus.

Një prej këtyre masave është mbyllja e rrugëve ose kufizimi i trafikut.

Po ashtu në disa raste është urdhëruar dhe prishja e rrugëve. BBC ka verifikuar videot e makinerive të rënda dhe traktorëve që përdoren për të gërmuar rrugët në rajonin Lipetsk që të çon në Moskë.