TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E gjithë bota i ka kthyer sytë sot nga konflikti i hapur mes Moskës zyrtare dhe grupit mercenar Wagner. Mediat e huaja raportojnë se grupit Wagner iu deshën 18 muaj për të avancuar 7 kilometra në Bakhmut, por në Rusi ata kanë kaluar 350 kilometra brenda një dite, ka thënë një analist.
“Ata janë duke bërë avancim të rëndësishëm në autostradën M4”, ku mund të bëjnë katër orë me makinë deri në Moskë, tha Philip Ingram.
Ish-oficeri i lartë i inteligjencës tha se kanë shpërthyer “përçarje” midis civilëve që mbështesin ose kundërshtojnë Yevgeny Prigozhin (kreun e Wagnerit) me përleshje që shpërthyen në rrugë. Grupi Wagner ka mësyrë Moskës pasi akuzoi udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar kampet e saj.