BOTA, 24 Qershor 2023, 14:43

Putin nis “luftën” ndaj grupit Wagner? Prigozhin: Trupat ruse po qëllojnë autokolonat tona

Putin nis “luftën” ndaj grupit Wagner? Prigozhin: Trupat ruse

Udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se ushtria ruse ka sulmuar trupat e tij.

"Na qëlluan. Fillimisht sulme artilerie, dhe më pas nga helikopterët", tha Prigozhin në një postim në Telegram, pa dhënë prova ose pa specifikuar se ku ndodhi sulmi i supozuar.

Më herët, BBC raportoi se një autokolonë e Wagner u vu re në veri të Voronezh, një qytet në të cilin Wagner thuhet se ka kapur objektet ushtarake.

Yevgeny Prigozhin është zotuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbysur udhëheqjen ushtarake ruse në Moskë, duke shtuar se trupat e tij janë të gatshme të “shkatërrojnë çdo gjë” që u vjen në rrugën e tyre.

“Ne po ecim përpara dhe do të shkojmë deri në fund,” tha Prigozhin në një mesazh të ri audio pasi u zotua të rrëzojë udhëheqjen ushtarake të Rusisë, duke shtuar se forcat e tij do të hyjnë në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë.