TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata e fundit në Rusi ka nxitur reagimin e zyrtarëve amerikanë dhe evropianë. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha përmes një njoftimi në rrjetin Twitter se kishte biseduar me ministrat e jashtëm të G7-ës dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian mbi situatën në Rusi.
“Shtetet e Bashkuara do të koordinohen ngushtë me aleatët dhe partnerët në ndjekje të situatës”, shkroi zoti Blinken në Twitter.
Spoke today with G7 Foreign Ministers and the EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy to discuss the ongoing situation in Russia. The United States will stay in close coordination with Allies and partners as the situation continues to develop.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 24, 2023
Rrjeti BBC njoftoi mbledhjen e komitetit të emergjencës së qeverisë britanike, njohur si Cobra, për të diskutuar mbi situatën në Rusi.
Të shtunën Kryeministrin britanik Rishi Sunak tha gjatë një interviste me gazetaren e BBC-së, Laura Kuenssberg se do të bisedonte me të gjithë aleatët, ndërsa u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Rusi që të shmangin lëndimin e popullsisë civile.
Po ashtu, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë njoftoi se “ministrja Annalena Baerbock diskutoi mbi situatën me homologët e G7-ës”, dhe se është thirrur një takim i ekipit për menaxhimin e krizave në qeverinë e Gjermanisë.
Përmes një deklarate, Kremlini njoftoi se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Presidenti Erdogan mbështeti veprimet e qeverisë së Rusisë ndaj rebelimit të grupit mercenar të armatosur Wagner”, thuhet në njoftimin e Kremlinit./VOA