BOTA, 24 Qershor 2023, 19:24

Moska: Perëndimi nuk duhet të të përfitojë nga situata në Rusi, do t’i arrijmë qëllimet në Ukrainë

Moska: Perëndimi nuk duhet të të përfitojë nga situata

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar vendet perëndimore që të mos përpiqen të “përfitojnë” nga kryengritja dhe grupi paraushtarak Wagner për të “mbështetur qëllimet e tyre rusofobike”.

Diplomacia ruse shton se kryengritja nuk do ta pengojë Moskën që të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë.

“Ne paralajmërojmë vendet perëndimore kundër çdo përpjekjeje për të përfituar nga situata e brendshme në Rusi për të arritur qëllimet e tyre rusofobike. Përpjekje të tilla do të jenë të kota. Të gjitha qëllimet e operacionit special ushtarak në Ukrainë do të arrihen”, tha Ministria e Jashtme ruse.