TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personalitete të huaja kanë mbërritur në Korenë e Veriut, përpara festimeve për të shënuar 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve.
Udhëheqësi Kim Jong-un, ka mbajtur të fshehta planet e përkujtimit të së premte, por zyrtarët e Koresë së Jugut kanë thënë se presin që të ketë një paradë me pajisjet më të fundit ushtarake të vendit.
Kombi i izoluar, i konsideron Pekinin dhe Moskën si dy aletatët e tij më të ngushtë, me kryeministrin kinez Li Qiang midis atyre që kanë mbërritur në kryeqytetin Phenian, ditën e enjte.
Në festime do të jenë të pranishëm ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, dhe Presidenti i Laosit, Thongloun Sisoulith.
Li është zyrtari më i lartë kinez që viziton Korenë e Veriut që nga viti 2019. Udhëtimi i tij vjen pas një sërë takimesh të nivelit të lartë midis dy vendeve.
Ministrat e jashtëm kinezë dhe koreano-veriorë u takuan në Pekin në fund të shtatorit, duke u zotuar të thellojnë lidhjet dypalëshe dhe të kundërshtojnë hegjemonizmin, në atë që me shumë mundësi ishte një referencë për SHBA-në.