BOTA, 25 Dhjetor 2022, 21:54

“Katargate”/ Gjyqësori belg kërkon heqjen e imunitetit për tre eurodeputetë të tjerë të Parlamentit Europian

“Katargate”/ Gjyqësori belg kërkon heqjen e imunitetit

Prestigjozja italiane, "La Repubblica", ka shkruar se eurodeputetët e Parlamentit Europian, Andrea Coccolino, Mark Tarabella dhe Marie Arena janë në shënjestrën e hetimeve për skandalin “KatarGate”.

Ata do të hetohen nëse kanë marrë dhurata apo para nga Katari dhe Maroku.

Sipas "La Repubblica", gjyqësori belg po përgatit kërkesat për heqjen e imunitetit të këtyre eurodeputetëve, që dyshohet se janë përfshirë në “KatarGate”.

Siç ka shkruar tashmë "Fatto Quotidiano", Eva Kaili, gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se ka përmendur disa persona që duket të jenë të përfshirë në skandal.

Duke filluar me ata që ftoi menjëherë pas operacionit në shtëpinë e saj, domethënë Panzeri, Tarabella dhe Arena, Eva Kaili më pas thuhet se përmendi emrat e 3 eurodeputetëve të tjerë italianë të Partisë Demokratike, Coccolino, Moretti dhe Benifay dhe madje emëroi pesë ndihmës të tjerë eurodeputetë.

Megjithatë, në mënyrë që autoritetet të mbledhin informacionin e nevojshëm, ato duhet të kenë akses në dokumente dhe të dhëna. Për këtë arsye, po shqyrtohet mundësia që t’i kërkohet kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, të nisë procedurat e nevojshme, për heqjen e imunitetit të tyre dhe lejimin e zhvillimit të hetimeve.