BOTA, 25 Dhjetor 2022, 21:01

Orteku i dëborës godet dhjetë persona në Austri, mister fati i tyre

Orteku i dëborës godet dhjetë persona në Austri, mister fati

Një ortek dëborë ka rënë në Austrinë Perëndimore, në një vendpushim skish duke goditur dhjetë persona. Një prej tyre është shpëtuar, ndërsa nuk dihet fati i personave të tjerë.

Kërkimet për ta vazhdojnë, ndërsa në operacionin e shpëtimit janë angazhuar rreth 100 persona.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar të apasionuarit e sporteve dimërore,” ka thënë bashkia Lech.

Ortekët janë të zakonshëm në Austri.