BOTA, 25 Dhjetor 2022, 12:14

Krishtlindje nën dritën e qiririt, ja sesi festojnë ushtarët ukrainas

Krishtlindje nën dritën e qiririt, ja sesi festojnë ushtarët

Pavarësisht ecurisë së luftës ushtarët ukrainas kanë mundur që të festojnë Krishtlindjen.

Disa foto të shpërndara nga ushtria e Ukrainës tregojnë një grup ushtarësh të mbledhur rreth tryezës në vigjilje të Krishtlindjes.

Nuk dihet se në çfarë vendi u mblodhën ushtarët, por ajo që bie në sy është se tryeza është e ndriçuar nga qirinjtë pasi dihet tashmë që Ukraina ka probleme të furnizimin me energji elektrike për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës nga bombardimet e rusëve.

Kujtojmë se të paktën 16 persona kanë mbetur të vrarë të shtunën në rajonin e Kherson-it, sipas zyrtarëve ukrainas.