TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti dhe civilët atje janë nën rrezikun e vazhdueshëm të bombardimeve ruse, duket se ata kanë gjetur një zgjidhje përsa i përket festimit të krishtlindjeve.
Ditën e sotme një grup ukrainasish janë filmuar teksa festojnë krishtlindjet në një stacion metroje në Kiev, duke kënduar këngë gjatë një alarmi për sulm ajror.
Pavarësisht se në Ukrainë festimet për Krishtlindjet mbahen më 7 janar, një pjesë e tyre i kanë festuar ditën e sotme.

Kjo është për shkak se rusët tradicionalisht festojnë Krishtlindjet në fillim të janarit dhe disa ukrainasit tani duan të largohen nga kjo traditë.
Kujtojmë se ditën e sotme ka pasur dy alarme për sulme ajrore në Kiev, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.