BOTA, 25 Dhjetor 2022, 14:42

Stuhia e fortë në SHBA, amerikanët dhe kanadezët përballen me ndërprerje masive të energjisë elektrike në ditën e Krishtlindjes

Stuhia e fortë në SHBA, amerikanët dhe kanadezët

Më shumë se një milion amerikanë dhe kanadezë po përballen me mungesën e energjisë elektrike në ditën e Krishtlindjes për shkak të stuhisë masive që vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.

Deri më tani janë regjistruar 19 vdekje për shkak të stuhisë, ndërkohë që mijëra fluturime janë anuluar përgjatë periudhës së festave. Shteti më i goditur nga stuhia është Montana, për shkak edhe të temperaturave ekstreme.

I vetmi rajon që ka pasur një situatë atmosferike të qëndrueshme është Kalifornia. Ndërkohë që në Kanada zonat më të prekura janë provincat e Ontarios dhe Quebec.