TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, tha se Vladimir Putin “duhet të kthehet në realitet” pasi udhëheqësi rus pretendoi se Moska ishte gati për negociata.
Është “e qartë” se Rusia “nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë”, shkroi Podolyak në Twitter.
Putin needs to come back to reality.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) December 25, 2022
1. Russia single-handedly attacked Ukraine and is killing citizens. There are no other "countries, motives, geopolitics"
2. Russia doesn’t want negotiations, but tries to avoid responsibility. This is obvious, so we are moving to the Tribunal.
Më herët, Vladimir Putin duke folur për televizionin shtetëror Rossiya 1, tha:
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata, nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, po ata.”