TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të vdekur dhe probleme të rënda në fluturime lanë pas pasojat e reshjeve të dendura të shiut që u regjistruan të enjten (30/10) në NewYork, ku dhe shërbimin meteorologjik që paralajmëroi për përmbytje në disa zona.
Mediat raportuan për incidente përmbytjesh dhe dëme, ndërsa zyrtarët në aeroportet JFK, La Guardia dhe Newark të qytetit njoftuan për probleme me fluturimet e planifikuara.
“Kjo stuhi ka thyer rekordet e reshjeve të shiut për 30 tetorin,” shkroi Adams në X, duke shtuar se një pjesë e madhe e shiut që, sipas parashikimit, do të binte brenda disa orësh, ra në një periudhë 10 minutash pasdite.
Autoritetet meteorologjike njoftuan një rekord prej 4,7 cm shiu në Central Park, ndërsa në aeroportin La Guardia ra 5,31 cm dhe në Newark Liberty International Airport në New Jersey ranë 5,05 cm.
Flooding in New York City was terrible on Thursday. This video is of Brooklyn. The infrastructure in NYC is old and horribly unqualified to do the job. Much like the likely new mayor, Mamdani.
— Paul A. Szypula ???????? (@Bubblebathgirl) October 31, 2025
(abc7ny on TT) pic.twitter.com/BmAgb8oZkj