TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Uragani “Melissa” përshkoi Kubën , duke shkaktuar përmbytje të rënda dhe duke detyruar evakuimin e më shumë se 735 000 njerëzve, disa orë pasi stuhia e fuqishme kaloi mbi Xhamajka.
Video në rrjetet sociale treguan banorë që notonin në ujë pothuajse deri në gjunjë brenda shtëpive të tyre, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj të rrëmbyer.
“Ishte një natë shumë e vështirë. Dëmet janë të konsiderueshme”, shkroi presidenti kuban, Miguel Díaz-Canel në X. “Do të fillojmë rindërtimin sapo rrethanat ta lejojnë. Jemi gati”.
Autoritetet kubane ende nuk kanë raportuar viktima, dhe shtrirja e plotë e dëmeve për ishullin me 10 milionë banorë pritet të bëhet e qartë gjatë ditës.
Uragani tani po drejtohet drejt Bahamave dhe më pas Bermudës, aktualisht si stuhia e “Kategorisë 2” me shpejtësi të qëndrueshme të erës deri në 155 km/orë.
Melissa goditi Kubën pasi përmbyti dje Xhamajkënsi uragan i “Kategorisë 5”, me erëra deri në 295 km/orë, valë të larta dhe shi të rrëmbyeshëm.
Qeveria e Xhamajkës shpalli ishullin zonë katastrofe për shkak të dëmeve të gjera, duke përfshirë spitale, ura dhe infrastrukturën e energjisë elektrike, me mbi 530 000 shtëpi paenergji elektrike.
Raportimet mediatike treguan shtëpi të shkatërruara dhe rrugë të përmbytura. Ende nuk janë konfirmuar vdekje dhe shtrirja e plotë e shkatërrimit mbetet e paqartë, edhe disa orë pas goditjes së uraganit.
Në Haití, të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 10 të tjerë janë zhdukur kur një lumë doli nga shtrati për shkak të stuhisë, njoftuan autoritetet e mbrojtjes civile për mediat lokale. Tre persona ishin konfirmuar të vdekur më parë.