BOTA, 30 Tetor 2025, 18:54

Vijojnë grabitjet spektakolare në Francë/ Persona të armatosur dhe të maskuar si oficerë policie hynë me forcë në një punishte ari në Lyon

Vijojnë grabitjet spektakolare në Francë/ Persona të

Një grabitje e re ka bërë bujë në Francë gjatë dy javëve të fundit, pasi një grup burrash të armatosur të maskuar si oficerë policie sulmuan një punishte ari në Francën jugore. Grabitja ndodhi pothuajse dy javë pas grabitjes në muzeun e Luvrin në Paris. Autorët të cilët thuhet se mbanin armë automatike dhe eksplozivë, sulmuan të enjten punishten Pourquery në Lyon, e cila specializohet në përpunimin e metaleve të çmuara.

Vjedhja ndodhi afërsisht në orën 14:00, me dëshmitarë okularë që përshkruajnë se si grabitësit e armatosur, të veshur me uniforma policie, thyen xhamat e laboratorit përpara se të hynin me forcë. Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon autorët e dyshuar, të veshur me uniforma policie, duke përdorur një shkallë për tu ngjitur mbi gardhin rrethues.

Në një klip audio nga e njëjta video, një dëshmitar mund të dëgjohet duke u telefonuar autoriteteve: “Përshëndetje, ka një emergjencë të madhe, jemi në një zyrë në Parc de l’Artillerie. Po ndodh një grabitje. Dëgjuam një shpërthim të fortë dhe tani njerëzit po grabisin laboratorin. Ata kanë kallashnikovë, kanë armë”. 

Policia tha se kishte arrestuar pesë të dyshuar dhe se mallrat e vjedhura ishin rikuperuar. Sipas gazetave franceze, pesë punonjës u plagosën lehtë. Grabitja ndodhi në të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me grabitjen e bizhuterive në Luvër.