BOTA, 29 Tetor 2025, 22:21

Raporti: Kriza klimatike vret miliona njerëz çdo vit nga nxehtësia dhe ndotja

Raporti: Kriza klimatike vret miliona njerëz çdo vit nga

Varësia nga lëndët djegëse fosile, ngrohja globale dhe ritmi i ngadaltë i përshtatjes me ndryshimet klimatike po kushtojnë miliona jetë çdo vit në mbarë botën, sipas një studimi të ri ndërkombëtar.

Raporti vjetor, i botuar sot në revistën mjekësore “The Lancet”, tregon se 12 nga 20 treguesit e rreziqeve shëndetësore të lidhura me klimën kanë arritur nivele rekord. Autorët paralajmërojnë se “kërcënimet për shëndetin nga ndryshimet klimatike kanë arritur përmasa të paprecedentë”.

Sipas studimit, numri i vdekjeve nga nxehtësia është rritur me 23% në nivel global që nga vitet 1990, , duke arritur në mesatare rreth 546 000 vdekje në vit  gjatë periudhës 2012–2021.

Po ashtu, rreth 2.5 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit që lidhet drejtpërdrejt me djegien e karburanteve fosile.

Ndërkohë që kompanitë e naftës dhe gazit po zgjerojnë prodhimin, qeveritë në mbarë botën shpenzuan rreth 956 miliardë dollarë në subvencione për karburantet fosile në vitin 2023 më shumë se sa buxhetet kombëtare të shëndetësisë në mbi 15 vende.

Sëmundjet infektive të lidhura me ndryshimet klimatike po shtohen gjithashtu.

Për shembull, rreziku global i transmetimit të etheve të shkatuara nga mushkonjat  është rritur ndjeshëm që nga vitet 1950.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se masat e marra deri tani po japin efekt.

Kalimi drejt energjisë së pastër ka shmangur rreth 160 000 vdekje të parakohshme çdo vit që nga viti 2010, kryesisht falë përmirësimit të cilësisë së ajrit për shkak të rënies së përdorimit të qymyrit në vendet e pasura.

Studiuesit theksojnë gjithashtu se ndikimet e ndryshimeve klimatike po shkaktojnë dëme gjithnjë e më të mëdha ekonomike. Vetëm në vitin 2024, nxehtësia ekstreme çoi në humbjen e 639 miliardë orëve pune në mbarë botën 98% më shumë se mesatarja e viteve 1990–1999.