TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi prej 6 muajsh kishte pezulluar punën për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës nga ushtria ruse, Ukraina do të jetë në gjendje të eksportojë energji elektrike.
Rusia nisi sulmet e saj kundër infrastrukturës energjetike ukrainas tetorin e vitit të kaluar. Sulmet çuan në ndërprerje të mëdha të rrymës, duke lënë qytete e fshatra pa rrymë gjatë dimrit. Për shkak të sulmeve, Ukraina u detyrua të ndalte eksportet e energjisë elektrike, por tani do të jetë në gjendje që sërish të shesë energji.
Ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autorizon eksportet, edhe pse konsumatorët lokalë do të vazhdojnë të jenë prioritet. Ai tha e sistemi ka prodhuar përtej kërkesave për pothuajse dy muaj dhe se ukrainasit tani nuk po përballen me kufizime të energjisë.
“Dimri më i vështirë ka kaluar. Hapi i radhës është nisja e eksportimit të elektricitetit, që do të na lejojë të tërheqim burime të reja financiare që janë të nevojshme për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar”, shtoi Halushchenko.
Muajin e kaluar në Ukrainë u raportua se furnizimet me energji u bënë më të qëndrueshme. Por, pavarësisht përmirësimit të gjendjes, operatori kombëtar i rrjetit elektrik, Ukrenergo, ka paralajmëruar ukrainasit se shteti nuk duhet të presë që Rusia të ndalë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.