BOTA, 4 Shkurt 2023, 17:26

Incident i rëndë në nënstacionin e energjisë elektrike në Ukrainë, një pjesë e madhe e vendit “zhytet” në errësirë

Incident i rëndë në nënstacionin e energjisë elektrike

Një incident i rëndë ka ndodhur në infrastrukturën energjitike të Ukrainës.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, incidenti ka ndodhur në një nënstacion të energjisë elektrike në rajonin e Odesës.

Kryeministri i Ukrainës tha se ka pasur ndërprerje emergjente të energjisë elektrike, pasi situata mbetet “e vështirë”.

“Situata është e vështirë, shkalla e aksidentit është e rëndë, është e pamundur të rivendoset shpejt furnizimi me energji elektrike, veçanërisht në infrastrukturën kritike”, tha të shtunën kryeministri Denys Shmyhal.

DTEK Odesa Power Grids shkroi në Facebook se ky është “aksidenti i dytë në shkallë të gjerë” që ndodh në 24 orët e fundit.