BOTA, 3 Shkurt 2023, 13:53

Kreu i NATO-s thirrje Rusisë: Përmbushni detyrimet e traktatit “START” për armët bërthamore

Kreu i NATO-s thirrje Rusisë: Përmbushni detyrimet e traktatit

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Kremlinit që të përmbushë detyrimet e tij sipas një traktati të kontrollit të armëve të njohur si “New START”, dhe të lejojë zyrtarët të kryejnë inspektime në territorin rus, shkruan The Guardian.

Në një njoftim për media, aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Traktati i Ri START do të kontribuojë në stabilitetin ndërkombëtar duke kufizuar forcat bërthamore strategjike ruse dhe amerikane.

“Ne jemi të shqetësuar se Rusia ka dështuar të përmbushë detyrimet ligjërisht të detyrueshme, duke përfshirë inspektimin dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj sipas traktatit”, tha Stoltenberg në një postim në Twitter.

Në gusht, Rusia i tha SHBA-së se ka pezulluar “përkohësisht” inspektimet në terren të armëve të saj strategjike bërthamore. Në atë kohë, ministria e jashtme ruse tha se SHBA po kërkonte avantazhe dhe i kishte hequr Rusisë të drejtën për të kryer inspektime në territorin amerikan.

Ai tha se sanksionet amerikane të vendosura ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës kishin ndryshuar kushtet midis vendeve.

Traktati hyri në fuqi në vitin 2011.

Kjo është marrëveshja e fundit që është ende në fuqi për reduktimin e armëve midis ish-rivalëve të Luftës së Ftohtë.