BOTA, 3 Shkurt 2023, 17:11

Pas dyshimeve për një balonë “spiunazhi” në hapësirën ajrore të SHBA-së, sekretari Blinken anulon vizitën zyrtare në Kinë

Pas dyshimeve për një balonë “spiunazhi” në

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka anuluar vizitën e tij zyrtare në Kinë, pas zbulimit të një balone në hapësirën ajrore të SHBA-së, për të cilën amerikanët thanë se ishte një mjet spiunazhi.

Sipas BBC, Blinken do të zhvillonte një takim me homologun e tij në Kinë, si dhe Presidentin e vendit, Xi Jinping.

Një vizitë e tillë do të zhvillohej pas tensioneve të fundit mes SHBA-së dhe Kinës.

Për çështjen e balonës, Kina kërkoi ndjesë ndaj SHBA-së teksa sqaroi se ajo ishte një pajisje për qëllime meteorologjike.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Kinës thotë se balona kishte dalë nga rrjedha e rrugës së përcaktuar.