TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Charlie Kirk, i Madh, madje edhe Legjendar, ka vdekur”, ka shkruar Presidenti Donald Trump në platformën e tij Truth Social.
31-vjeçari u qëllua me armë gjatë një aktiviteti në kampus në Utah, të mërkurën pasdite.
Videot e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se Kirk u qëllua nga distanca duke marrë një plagë fatale në qafë.
Charlie Kirk ishte një komentator konservator dhe drejtues podcast-i me miliona ndjekës dhe shumë ndikim në të djathtën amerikane, veçanërisht te më të rinjtë. Idetë e tij shpesh kanë shkaktuar polemika, ndërkohë që debatet e Kirk në Universitete të ndryshme në SHBA dhe botë, kanë patur audiencë mjaft të lartë.
Ai njihet më së shumti si themeluesi i Turning Point USA, një organizatë jofitimprurëse që synon të përhapë idetë konservatore tek studentët në kampuset universitare në SHBA. Kirk kishte arritur 5.2 milionë ndjekës në X dhe 7.3 milionë ndjekës në TikTok. Ai njihej si mbështetës i zjarrtë i Presidentit Donald Trump dhe shihet si një person që ka ndikuar në fitoren e mandatit Presidencial nga Turmp, për shkak të tërheqjes së moshave të reja drejt MAGA.