TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që hyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë nuk ishte aksidentale. “Nuk kemi asnjë dyshim se dronët që hynë në Poloni nuk ishin një aksident”, u shpreh ai për agjencinë Reuters.
Ngjarja ka shkaktuar tension të lartë jo vetëm në Poloni, por edhe në gjithë Evropën dhe brenda radhëve të NATO-s, pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake gjatë një tjetër sulmi të ashpër ndaj Ukrainës. Dronët u rrëzuan nga ushtria polake, në një zhvillim që shihet si një përshkallëzim serioz dhe i rrezikshëm në rajon.
“Bëhet fjalë për një sulm të paprecedentë ndaj NATO-s dhe Evropës”, shtoi Sikorski, duke theksuar se kryeministri Donald Tusk ka kërkuar menjëherë forcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë.
Sipas tij, përdorimi masiv i dronëve nga Rusia përbën një kërcënim real për gjithë aleancën e NATO-s.