BOTA, 10 Shtator 2025, 21:09

Qëllohet me armë aktivisti i famshëm konservator, Charlie Kirk, mbështetës i zjarrtë i Donald Trump

Qëllohet me armë aktivisti i famshëm konservator, Charlie Kirk,

Aktivistit konservator Charlie Kirk, është qëlluar me armë në një aktivitet në kampusin e Universitetit të Utah. 

Videot e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se Kirk u qëllua nga distanca duke marrë një plagë në qafë, teksa fliste. Si pasojë e plagëve të marra, Kirk ka humbur jetën. Lajmin e ka ndarë i pari, Presidenti Trump. 

“Charlie Kirk, i Madh, madje edhe Legjendar, ka vdekur”, ka shkruar Presidenti Donald Trump në platformën e tij Truth Social.

Charlie Kirk ishte një komentator konservator dhe drejtues podcast-i me miliona ndjekës.

Ai njihet më së shumti si themeluesi i Turning Point USA, një organizatë jofitimprurëse që synon të përhapë idetë konservatore tek studentët në kampuset universitare në SHBA. Ai ka patur 5.2 milionë ndjekës në X dhe 7.3 milionë ndjekës në TikTok. Kirk ishte një mbështetës i zjarrtë i Presidentit Donald Trump dhe ka ndihmuar në zgjedhjen e tij për mandatin e dytë presidencial.