TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi reagoi me kryeministren Meloni, Italia ka thënë fjalën e saj edhe me presidentin sa i përket dronëve rusë në Poloni. Sergio Mattarella e quajti situatën alarmante.
“Ajo që është alarmante është se po lëvizim përgjatë një gremine ku, edhe pa dashje, mund të rrëshqasim në një humnerë dhune të pakontrolluar.”
Kjo u deklarua nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, duke folur nga Lubjana në pjesën e parë të vizitës së tij në Slloveni.
Kreu i shtetit italian kujtoi atë që ndodhi në vitin 1914 me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, duke shpjeguar se “sjellja e pamatur ka pasoja edhe nëse ato nuk janë të qëllimshme me vetëdije”.