BOTA, 10 Shtator 2025, 17:00

E rëndë në Francë/ Një person hyn në shkollë i armatosur, plagos mësuesen dhe nxënësen

E rëndë në Francë/ Një person hyn në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Një person hyri në një shkollë në qytetin jugor francez të Antibes i armatosur me thikë dhe plagosi dy persona.

“Sulmuesi është arrestuar dhe nuk përbën më kërcënim”, tha një zëdhënës i policisë pas ngjarjes. Sipas rrjetit televiziv francez BFMTV, burri plagosi një nxënëse 16-vjeçare dhe një mësuese 52-vjeçare.

Kjo e fundit u plagos rëndë, por jeta e saj nuk është në rrezik. Nxënësja 16-vjeçare pësoi lëndime të lehta. Policia tha se sulmuesi 18-vjeçar ishte një ish-nxënës në shkollë, por nuk mundi të jepte detaje të menjëhershme rreth motiveve të tij.

Autoritetet po thellojnë hetimet për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet e krimit, nëse pas autorit fshihen qëllime të mundshme terroriste, apo nëse ka qenë një konflikt banal që nxiti sulmin.