BOTA, 20 Shkurt 2023, 21:28

Tërmeti me magnitudë 6.3 në Turqi, institucionet paralajmërojnë qytetarët në zonat e prekura: Qëndroni larg ndërtesave të dëmtuara

Tërmeti me magnitudë 6.3 në Turqi, institucionet

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka reaguar pas tërmetit me magnitudë 6.3 që goditi Turqinë para pak orësh.

Në deklaratën e saj, AFAD paralajmëron qytetarët në zonat e prekura nga tërmeti të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara.

“Mos hyni në strukturat e dëmtuara në rajon pas tërmetit. Mos qëndroni përreth ndërtesave të rrezikshme. Ndiqni burimet zyrtare për informacion të saktë”, thuhet në njoftim.

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur Turqinë jugore disa javë pasi një tërmet vdekjeprurës shkatërroi rajonin.

Kryebashkiaku i Hatay, në Turqinë jugore, ka thënë se njerëzit janë bllokuar nën rrënoja pas tërmetit të fundit. Nënkryetari turk tha se të paktën tetë persona janë plagosur.