TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet turke kanë proceduar deri më tani 245 persona të dyshuar se kanë shkelur kodet teknike në ndërtimin e objekteve të shkatërruara nga tërmeti i 6 shkurtit. Ministri i Brendshëm Bekir Bozdag ka njoftuar se janë arrestuar 65 persona pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Kahramanmarasit.
Në Stamboll janë arrestuar pesë kontraktorë; Haydar Kurtar, Mesut Başkır, Hüseyin Aydın, Alâeddin Taze, Ahmet Kara dhe Özcan Çakmak.
Të hetuarit dhe arrestuarit janë nga disa rajone si nga Osmaniye, Malatya etj., ndërkohë që të dhënat e deritanishme flasin për 84,726 objekte që kanë rezultuar të dëmtuara nga 684 000 të ekzaminuara në provincat e prekura nga tërmeti i Kahramanmarasit.
Tërmeti raportohet se ka prekur drejtpërdrejt 14 milionë njerëz në 11 provinca.