BOTA, 20 Shkurt 2023, 09:39

Pas Turqisë, Blinken do të vizitojë sot Greqinë

Pas Turqisë, Blinken do të vizitojë sot Greqinë

Kreu i Departamentit të Shtetit, Anthony Blinken do të mbërrijë sot në Athinë për një vizitë dy ditore ku do të bisedojë me homologun e tij Nikos Dendias dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Ky është vazhdimi i turneut të ministrit të Jashtëm amerikan, pas Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe më pas vizitës së djeshme në Turqinë e goditur nga tërmeti.

Kryeministri do të presë ministrin e Jashtëm amerikan në orën 19:30 në Megaros Maximos. Kreu i diplomacisë amerikane, përveç kryeministrit grek, do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, si dhe me kreun e opozitës kryesore, Alexis Tsipras.

Tema e diskutimeve pritet të jenë marrëdhëniet greko-amerikane, Mesdheu Lindor, çështjet energjetike, zhvillimet në Ukrainë dhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Në prani të Anthony Blinken, raundi i katërt i Dialogut Strategjik Greqi-SHBA do të fillojë më 21 shkurt.