TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, duket se agresioni i pushtuesve ka prekur edhe fëmijët, të cilët janë të detyruar që të këndojnë himnin kombëtar rus.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, kjo gjë po ndodh në Zaporizhzhian e pushtuar ku fëmijët ukrainas po detyrohen të këndojnë himnin kombëtar rus para mësimit.
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se administrata e pushtimit po ushtron presion mbi popullsinë lokale.
“Po, në shkollat e qytetit Tokmak nxënësit detyrohen të këndojnë himnin e vendit agresor përpara fillimit të mësimit. Gjithashtu, nxënësit e shkollave janë të detyruar të nxjerrin kartolina për përvjetorin e një pushtimi në shkallë të gjerë me fjalë mbështetjeje dhe mirënjohjeje për pushtuesit rusë që pushtuan tokën tonë”, thuhej në njoftimin e shtabit.
Kujtojmë se mijëra persona, ushtarakë e civilë kanë humbur jetën që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.