BOTA, 12 Gusht 2023, 20:19

Sulmi mbi urën e Krimesë, Rusia kërcënon me hakmarrje. Momenti kur tymi mbulon zonën

Sulmi mbi urën e Krimesë, Rusia kërcënon me hakmarrje.

Ministria e Jashtme e Rusisë kritikoi ashpër Ukrainën për atë që e cilësoi si një “sulm terrorist” në Urën e Krimesë. Përmes një mesazhi të zëdhënëses së ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në aplikacionin e mesazheve Telegram, Kremlini thotë se dënon ashpër sulmet barbare të cilat nuk do të mbeten pa përgjigje.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për veprime të tilla barbare dhe ato nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova. Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin penguar një sulm me raketa ukrainase në urën 12 milje (19 km), e cila lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia, përmes ngushticës së Kerçit.

Ministria tha se forcat ruse kishin rrëzuar gjithashtu një numër dronësh ukrainas që synonin gadishullin. Edhe në disa pamje të publikuara në rrjete sociale shihen shtëllunga të mëdha tymi mbi Urën e Krimesë këtë të shtunë.