BOTA, 12 Gusht 2023, 15:19

Panik në Paris, lëshohet alarm për bombë, evakuohet Kulla Eifel

Panik në Paris, lëshohet alarm për bombë, evakuohet Kulla

Alarmi për bombë ka tronditur Parisin. Mediat vendase shkruajnë se për shkak të alarmit është bërë evakuimi i menjëhershëm i Kullës Eifel dhe i zonave përreth kryeqytetit.

Ndër të tjera në media thuhet se një ekspert për asgjësimin e bombave ndodhet në vendin e ngjarjes.

Evakuimi u bë në tre kate të monumentit, duke përfshirë restorantin e kullës, si dhe hapësirën përreth, ka thënë një zëdhënës i policisë. Të gjithë të ftuarit ishin larguar pak pas orës 13:30 me orën lokale.