BOTA, 12 Gusht 2023, 18:24

Për herë të parë që nga pushtimi rus, hapen plazhet në Odessa

Për herë të parë që nga pushtimi rus, hapen plazhet

Pavarësisht se Ukraina nuk është më si më parë, pasi prej 24 shkurtit të vitit 2022 po vuan nga agresioni rus, qyteti i Odessës ka hapur disa plazhe.

Autoritetet kanë bërë me dije se Odessa, që është edhe baza më e madhe e Ukrainës sulmohet sistematikisht nga raketa dhe dronë, dhe zona e detit po ashtu. Në këtë mënyrë ata njoftojnë se plazhet do të ndalohen në momentin që do të ketë alarme për sulme ajrore.

Kujtojmë se në nisjen e luftës ruse, për sigurinë e qytetarëve u vendos që brigjet të mbyllen, por tashmë administrata civile dhe ushtarakeve morën vendim për lejimin e plazheve. Guvernatori Oleh Kiper, bëri me dije se plazhet do të mund të përdoren nga ora 08:00 deri në 20:00.