TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Papa Françesku iu është bashkuar reagimeve, duke dënuar vrasjen e kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Papa Françesku u bëri thirrje të gjithë ekuadorianëve që të punojnë së bashku në favor të paqes.
Theksohet se Papa Françesku, i cili vizitoi Ekuadorin në vitin 2015 në një nga udhëtimet e tij të para, u shpreh se po lutej për familjen e Villavicencio dhe të gjithë njerëzit e Ekuadorit.
Villavicencio, një aktivist dhe ligjvënës kundër korrupsionit, i cili foli hapur për dhunën e shkaktuar nga trafiku i drogës në vend, u qëllua për vdekje në një tubim elektoral në kryeqytetin Quito të mërkurën.