BOTA, 12 Gusht 2023, 16:43

Rritet bilanci i viktimave, shkon në 80 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii

Rritet bilanci i viktimave, shkon në 80 numri i të vdekurve nga

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hawaii. 80 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën nga zjarret në ishullin Maui. Frika se numrat do të rriten më tej është e lartë, pasi qindra persona ende janë rezultojnë të zhdukur.

Zjarrfikësit janë përpjekur të frenojnë zjarret në disa zona, duke përfshirë qytetin historik të Lahaina, i cili është shkatërruar plotësisht. Prokurori i Përgjithshëm i Hawaii ka njoftuar një “shqyrtim gjithëpërfshirës” në mënyrën se si autoritetet reaguan ndaj zjarreve.

Reagimi vjen ndërsa shtohen pyetjet nëse zyrtarët i paralajmëruan banorët në kohën e duhur.