TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër tragjedi u ka marrë jetën të paktën 23 personave pas mbytjes së një varke në Rakhinë të Mianmarit.
Mësohet se 30 persona janë shpallur të zhdukur, ndërsa 8 kanë arritur të shpëtohen nga roja bregdetare.
Sipas BBC-së, ata po i shpëtonin persekutimit në Myanmar dhe kampeve të mbipopulluara të refugjatëve në Bangladesh. Shumë prej tyre ikën në Bangladesh në vitin 2017 për t’i shpëtuar një fushate gjenocidi të nisur nga ushtria birmaneze.
Sakaq mësohet se secili prej tyre kishte paguar rreth 4000 dollarë për të shkuar në Malajzi.