TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vullnetarët në Turqi kanë vendosur tullumbace të kuqe mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, për të kujtuar fëmijët që humbën jetën nga tërmeti tragjik.
Të udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, ata u ngjitën në rrënojat në Hatay dhe vendosën tullumbace në telat metalikë që dilnin nga grumbujt e mbeturinave.
Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore, ndërsa në total më shumë se 46.000 njerëz, 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri, kanë mbetur të vdekur nga tërmeti shkatërrimtar.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken ka mbërritur në Turqi dhe ka ofruar 100 milion dollarë (83 milion £) ndihmë humanitare. Ndihma po ashtu i janë ofruar edhe Sirisë.